Rend dhe Ligj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, sot ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

Gazeta Si – Sot pritet të ekstradohet nga Dubai, Amar Shkëmbi, alias Dritan Shkëmbi, i cili prej vitit 2022 është arrestuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim si një prej personave të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj (aktualisht deputet i PD). ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut).

Ndaj Shkëmbit, GJKKO në vitin 2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale.

-Vrasje e funksionarëve publikë, mbetur në tentativë

-Vrasje në rrethana të tjera cilësuese

-Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit

-Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje

-Vjedhje, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal

Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin ‘Sky’.

Biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçajt, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati”, ka zbuluar edhe kodin me të cilin thirrjet Shkëmbi, “Badi”.

Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili sipas bisedave të zhvilluara mes tyre, i ndryshonte shpesh makinat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë