Drejtësia

Atentati ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoj, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn

Gazeta Si - Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e “arrestit në burg” për Julian Meçajn, i akuzuar për atentatin ndaj Ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut te tij, Pëllumb Muharremi.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi organizata kriminale”.

Ai gjithashtu akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në disa raste, kanë tentuar të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit, por edhe personave të tjerë.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ku makina me të cilën udhëtonte ish prokurori, u qëllua me breshëri automatiku.

Ndoj ishte në automjet me Landi Muharremin, i njohur si i “Rrumi i Shijakut” dhe me Andi Malokun, shofer i tij, i cili mbeti i vdekur.

Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn në një operacion sekret mes policive të të dyja vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë