Njerez

“Ata”, futet zyrtarisht në fjalor si një përemër pa gjini

Kompania e botimeve “Merriam-Webster” e cila njihet kryesisht për botimin e fjalorëve, të martën shtoi 533 fjalë në fjalorin e saj online. Por, ajo ç’ka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte përfshirja e përmemrit “ata” në fjalor si një përemër vetor pa gjini. Ky ndryshim vjen pas deklaratës që bëri këngëtari Sam Smith javën e kaluar se tani po përdorin përemrat ata/atyre.

“Unë e kuptoj që do ketë shumë gabime dhe keqkuptime por gjëja e vetme që kërkoj është, ju lutem provojeni”, shkroi Smith në instagram, duke kërkuar sadopak ngrohtësi nga fansat.

https://www.instagram.com/p/B2WpiusAc6h/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkohë që disa e pranuan ndryshimin e përemrit të Smith, disa të tjerë jo, një kritik gramatike i vetëemëruar është kthyer kundër “Merriam-Webster” për përfshirjen e “ata” si një përemër pa gjini. Kompania e fjalorëve i bllokoi kritikat gramatike në website-in e saj, duke shpjeguar se “ata” është përdorur si përemër i numrit njëjës që në fund të viteve 1300. “Merriam-Webster” nuk po merr masa ndaj atyre që po ngrihen kundër, pasi e pranojnë se përshtatja me një terminologji të re “mund të jetë pak e çuditshme”.

Një shpjegim i shkurtër nga “Merriam-Webster” mbi përemrat pa gjini :

Gjithmonë ka pasur njerëz të cilët nuk përputheshin me një gjini të caktuar, apo nuk ishin as meshkuj as femra. Ndaj ne gjithmonë kemi pasur vështirësi për të gjetur gjuhën e duhur për të përshkruar këta njerëz, dhe në veçanti, përemrat e duhur. Në shekullin XVII, ligjet angleze shpesh u drejtoheshin njerëzve të cilët nuk kishin një gjini me përemrin “atë”, i cili edhe pse ishte depersonalizues, ata ishin të bindur se ky ishte përemri i duhur gramatik për t’ju drejtuar. Ndërsa tani, përemri “ata” është më i preferuar. Nuk është një gjë e re ashtu siç duket, ne kemi prova në dosjet tona se përemri pa gjini “ata” daton që në vitet 1950 dhe ka mundësi të ketë edhe përdorime më të hershme të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë