Qarkorja e re me të cilën Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka azhurnuar rekomandimet për vaksinën AstraZeneca është gati.
Mediat italiane shkruajnë se qarkorja u është dërguar rajoneve, institucioneve dhe shoqatave.
Dokumenti rikonfirmon se vaksina AstraZeneca është aprovuar për tu shpërndarë që nga mosha 18 vjeç. Rekomandohet gjithashtu përdorimi preferencial i vaksinës AstraZeneca “tek njerëzit mbi moshën 60 vjeç”, duke marrë parasysh “rrezikun e ulët të reaksioneve anësore të tipit tromboembolik”
Sipas qarkores së ministrisë, ata që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, do të jenë në gjendje të përfundojnë edhe dozën e dytë nga e njëjta kompani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje