AstraZeneca deklaroi të enjten se të dhënat paraprake nga një provë treguan se vaksina e saj COVID-19, gjeneroi një rritje të antitrupave kundër Omicron dhe varianteve të tjera kur jepej si një dozë e tretë përforcuese. AstraZeneca e ka zhvilluar vaksinën me studiues nga Universiteti i Oksfordit dhe studimet laboratorike të kryera nga universiteti muajin e kaluar kanë gjetur tashmë se një vaksinim me tre doza ka rritur nivelet e antitrupave në gjak kundër variantit Omicron që përhapet me shpejtësi.
Kompania tha se gjetjet “i shtohen numrit në rritje të provave që mbështesin vaksinën si një përforcues i dozës së tretë, pavarësisht nga skemat kryesore të vaksinimit të testuara. Të dhënat mbi potencialin e AstraZeneca si një përforcues erdhën nga një analizë krahasuese në një provë që testonte një vaksinë të ridizajnuar e cila përdor teknologjinë vektoriale, por që synon variantin Beta tashmë të zëvendësuar. AstraZeneca po përpiqet të tregojë se vaksina specifike për variantin Beta ka potencial edhe kundër varianteve të tjera dhe priten më shumë të dhëna nga provat gjatë gjysmës së parë të vitit.
Më vete, Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca muajin e kaluar filluan punën për një vaksinë që synon posaçërisht Omicron, megjithëse të gjitha kompanitë prodhuese të vaksinave kanë thënë se është në diskutim fakti nëse duhet një vaksinë e ndryshuar.
Një provë e madhe në dhjetor zbuloi se vaksina e AstraZeneca rriti antitrupat kur jepet si një përforcues pas vaksinimit fillestar me vaksinën e saj ose Pfizer, por kjo ishte përpara përhapjes shpërthyese të variantit Omicron.
Sidoqoftë, studimi në atë kohë arriti në përfundimin se vaksinat mRNA të bëra nga Pfizer dhe Moderna (MRNA.O) dhanë një nxitje më të madhe ndaj antitrupave kur jepeshin si dozë e tretë.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje