Shendet

AstraZeneca dhe tromboza, simptomat kur duhet të shqetësoheni deri dy javë pas vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave vijon të rekomandojë AstraZeneca, ndërsa efektet anësore (ajo e trombozës) nga përdorimi i kësaj vaksine raportohet se janë shumë të rralla.

Megjithatë, ”La Repubblica” ka pyetur një profesor, Pier Mannuccio Mannucci,  nga Universiteti i Milanos një nga ekspertët kryesore për problemet e mpiksjes së gjakut se cilat janë simptomat e një tromboze të mundshme, dhe kur duhet kërkuar ndihmë nga një mjek

Profesori italian thotë se simptomat përfshijnë gulçim, dhimbje gjoksi, enjtje këmbësh, dhimbje të vazhdueshme të barkut, shfaqje te problemeve neurologjike apo mavijosje në trup që shfaqen pa ndonjë arsye.

E gjithë kjo për dy javë duke filluar nga dita e vaksinës.

“Nëse do të kisha marrë AstraZeneca për më pak se dy javë do të shqetësohesha nga një dhimbje koke e cila nuk është bezdi normale që mund t’u ndodhë të gjithëve dhe që është vërtet e zakonshme pas një vaksine. Dhimbja që paralajmëron trombozën është shumë e fortë, munduese, e përhapur dhe e vazhdueshme”, shpjegon eksperti italian.

Simptomat vijojnë me probleme neurologjike, të tilla si probleme me shikimin, humbje të ndjeshmërisë në gjymtyrë, vështirësi në lëvizje, konfuzion në të folur, përgjumje dhe vetëdije të paqartë.

Por edhe nëse kërkoni ndihmë nga një mjek, a ka shërim?

“Një kurë specifike për këtë trombozë të rrallë nuk ekziston. Por sigurisht që është më mirë të ndiqeni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur. Ka terapi që mund të ndihmojnë, të tilla si imunoglobulinat ose deksametazoni, një kortizon”.

Eksperti italian nënvizon se duhet të kenë kujdes ata që më parë kanë pasur probleme me trombozën. Nuk rekomandon pirjen e ndonjë aspirine para vaksinës për raste të tilla, por bërjen e testit D-Dimmer i nevojshëm për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjeve dhe kushteve që shkaktojnë hiperkoagulueshmëri, një tendencë për mpiksjen e papërshtatshme të gjakut.

Kjo analizë duhet bërë para dhe pas vaksinës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë