Banorët e “Astirit” kanë vijuar protestën e tyre edhe sot, e cila ka hyrë në ditën e 28-të të saj. Protestuesit kanë bllokuar të dyja krahët e rrugëve te “Unaza e Re”, duke mos lejuar qarkullimin e asnjë automjeti.
Para nisjes së protestës, banorët e zonës vendosën që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e ish-presidentit amerikan Geogre H.W. Bush.
Ata vijojnë të kërkojnë prej javësh anulimin e vendimit për prishjen e banesave të tyre, nëse nuk do të dëmshpërblehen 100% nga ana e qeverisë, e cila ka vendosur të kompensojë vetëm ata banorë që i kanë shtëpitë të legalizuara.
Në protestë nuk kanë munguar as përfaqësues të opozitës, me deputetët e LSI-së Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe ata të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




