Bota

‘Aspak e pafajshme’, Grenlanda kundër vizitës së Usha Vance dhe këshilltarit të sigurisë amerikane

Gazeta Si – Kryeministri i Grenlandës Múte Bourup Egede, është i indinjuar nga një vizitë e planifikuar në vendin e tij këtë javë nga një delegacion amerikan me zonjën e dytë, Usha Vance.

Gruaja e zëvendëspresidentit JD Vance, me shumë gjasa do të shoqërohet nga këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz.

Në gazetën grenlandeze “Sermitsiaq”, Egede e quan vizitën në SHBA “shumë agresive” dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë.

Delegacioni amerikan do të “vizitojë vendet historike, do të mësojë për trashëgiminë e Grenlandës dhe do të marrë pjesë në garën kombëtare të sajë të qenve”, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, e cila e përshkruan vizitën si private. 

Sipas “Sermitsiaq”, dy avionë amerikanë “Hercules” u ulën mbrëmë në aeroportin e kryeqytetit të Grenlandës, Nuuk në përgatitje për vizitën.

Avionët thuhet se kanë ardhur nga Camp Springs në SHBA. Në bord ishin katër makina antiplumb dhe personel sigurie.

“Çfarë po bën këtu Këshilltari i Sigurisë Kombëtare?” Kryeministri Egede është i zemëruar, duke e quajtur vizitën “aspak të pafajshme”.

“Amerikanët duan vetëm të japin një demonstrim fuqie. Waltz është një këshilltar i besueshëm dhe i ngushtë i Trump. Vetëm prania e tij në Grenlandë do të sigurojë që amerikanët të fitojnë besim në misionin e Trump. Pas vizitës, presioni vetëm do të rritet”.

Vizita shënon një nivel të ri të ulët në Grenlandë-SHBA, marrëdhëniet mes të cilëve filluan të lëkunden, pasi presidenti Donald Trump njoftoi planet për të aneksuar ishullin për shkak të vendndodhjes së tij strategjike dhe metaleve të rralla në tokën e saj.

Grenlanda është një vend autonom që është pjesë e Danimarkës. Një sondazh i kryer në janar nga gazetat grenlandeze dhe daneze, zbuloi se 85 për qind e banorëve të Grenlandës nuk donin të bëheshin pjesë e SHBA-ve.

Pothuajse gjysma e të anketuarve, e kanë cilësuar interesimin e Donld Trump “një kërcënim”, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë