Shendet

Vetëm 9 raste, asnjë viktimë nga Covid gjatë 24 orëve të fundit. Pozitiviteti 0.3%

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shtuar 9 raste të reja infektimi me Covid-19 dhe nuk raportohet asnjë viktimë.

Pozitiviteti i 24 orëve të fundit shënohet 0.3% nga 3.340 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,340

Testime totale 730,079
Raste pozitive 132,360
Raste të shëruara 129,566
Raste Aktive 343
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 106
Shkodër 63
Korçë 55
Berat 33
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 5
Kukës 4
Fier 4


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë