Në daljen e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik , Eugena Tomini ka thënë se janë kryer analizat e 14 personave të tjerë dhe nuk kanë rezultuar me koronavirus.
Ajo bën thirrje për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura, të futen në karantinë dhe nëse kanë shenja klinike për 14 ditë duhet të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura shëndetësore.
Gjithashtu, ajo theksoi se popullata duhet të bashkëpunoje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndjekur udhëzimet e OBSH dhe të respektojnë masat e marra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




