Gazeta Si – Kristjan Asllani ka bërë një paraqitje mjaft të mirë sot me Interin, duke dhënë asistin e golit të parë në fitoren 0-4 ndaj Leçes. Ashtu siç pritej, mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen titullar në Leçe, ku përballë kishte Ylber Ramadanin.
Asllani dha një pasim të bukur për Lautaro Martinez që në fillim të ndeshjes dhe kapiteni zhbllokoi shifrat. Trajneri Inzagi e zëvendësoi pak pas fillimit të pjesës së dytë, pasi futbollisti shqiptar kishte marrë një karton të verdhë.
Asllani u vlerësua me notën 6.5 për aq sa luajti në këtë ndeshje. Ramadani mori një notë të ulët, 5, por këtë vlerësim, madje edhe më keq, mori gati gjithë skuadra e tij. Me Leçen debutoi sot në Serinë edhe Medon Berisha, mesfushori i Kombëtares U-21.
Berat Gjimshiti ka arritur me Atalantën e tij të marrë pikë në fushën e Milanit. Përfundoi 1-1 ndeshja në ‘San Siro’, ku eurogolit të Leaos bergamaskët iu përgjigjën me një penallti të dhënë nga VAR-i.
Kapiteni i Kombëtares ishte në nivelin e zakonshëm në këtë ndeshje të rëndësishe për zonën Champions. Milani, pas humbjes me Moncën javën e kaluar, nuk arrin të fitojë as në fushën e tij. Kuqezinjtë mbajnë vendin e 3-të, me 53 pikë, kurse Atalanta të 5-in, me 46 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.