Çiklisti Kasper Asgreen (EF Education – EasyPost) triumfoi në etapën e 14 në “Giro d’Italia 108” nga Treviso në Nova Gorica, e gjatë prej 195km. Në vendet dy dhe tre u klasifikuan respektivisht Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) dhe Olav Kooij (Team Visma | Lease a Bike). Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) mbetet në Bluzën Rozë si kryesues i Klasifikimit të përgjithshëm. Në përfundim të garës, fituesi Asgreen u shpreh i lumtur por sërish kritikoi nivelin e vështirësisë që çon në konsumim maksimal të çiklistëve. Ai falenderoi skuadrën dhe vuri theksin te ezaurimi fizik i rivalëve. Gjithashtu vlerësoi në favorin e tij kushtet klimatike që e ndihmuan të fitonte. Ky triumf erdhi pas atij në “Tour de France” dhe objektivi i rradhës për Asgreen mbetet “La Vuelta” në Spanjë.
- Rradha e mbërritjes
1 – Kasper Asgreen (EF Education – EasyPost) – 195km në 4h04’40”, me një shpejtësi mesatare prej 47.820 km/h
2 – Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) + 16″
3 – Olav Kooij (Team Visma | Lease a Bike)
- Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
2 – Simon Yates (Team Visma | Lease a Bike) + 1’20”*
3 – Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG) a 1’26”
- Bluzat zyrtare
Bluza Rozë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
Bluza e Bardhë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.