Nga Gazeta Si - Një sasi e madhe fidanë kanabisi është asgjësuar nga policia në Malësinë e Madhe gjatë një aksioni anti-kanabis të koduar “Alpe të pastra”.
Në total janë asgjësuar 26.600 fidanë kanabisi.
Policia thotë se në fshatin Gruemirë-Çesme në ambient të hapur u zbuluan 6300 fidanë kanabisi të mbjellë në tokë, si dhe 20300 fidanë në kubikë, që dyshohet se do të kultivoheshin në toka në zona malore të Malësisë së Madhe.
Fidanët e mbjellë në tokë dhe në kubikë janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia ka identifikuar njërin prej autorëve, shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në fshatin Polvar, Malësi e Madhe, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.