Menaxhim

Asgjesimi i pyjeve në Shqipëri, në një vit sipërfaqja pyjore u ul me 180 mijë ha

Nga Gazeta 'SI' - Hapësira me pyje në vend po bëhet çdo vit e më e vogël si pasojë e fatkeqësive natyrore apo ndërhyrjeve të qëllimshme.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2023, vëllimi total i pyjeve ra me 1.64% nga viti 2022, duke u ulur në një vëllim të përgjithshëm prej 53 mln m3.

Matur sipas sipërfaqes, në 2023-shin pyjet zinin një sipërfaqe prej 969.855 hektarë dhe është reduktuar me 176.870 ha. Nga viti 2019, sipërfaqja e humbur e pyjeve kalon 800 mijë hektarët.

Asgjësimi i hapësirave pyjore është bërë shqetësim për strukturat e mbrojtjes, sidomos në rastet e zjarrvënies së qëllimshme apo prerjes së pemëve. Zjarret natyrore janë një tjetër faktor që ka ulur sipërfaqen e hapësirës pyjore.

Një raport i Bankës Botërore e listonte Shqipërinë si vendi me gjelbërimin më të ulët në rajon, ku qyteti i Fierit ka nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon, ndjekur nga Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë