Media Galeri

As rrëzimi nga karrigia nuk e pengon, Madonna vazhdon performancën

Madonna pati një moment të sikletshëm në skenë gjatë koncertit të saj në Seattle. Teksa performonte hitet e saj, në turneun ‘Celebration’, Madonna u rrëzua nga karrigia.

Mbretëresha e popit po këndonte ‘Open your Heart’ ndërsa një nga kërcimtarët e saj tërhoqi karrigen ku ajo ishte ulur.

Balerini humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke bërë që Madonna të binte me të. Por ky incident nuk e ndaloi Madonnën nga performanca, duke vazhduar këngën e qeshur ndërsa ngrihej në këmbë.

Siç doli, rënia e saj ishte pa pasoja dhe ajo sapo u rikthye në karrige, ajo i tha audiencës së saj: “I harrova fjalët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë