Për artistin kanadez 42-vjeçar, Ekow Nimako, Lego është më shumë se thjesht një lodër për fëmijë. Ai ndërton skulptura duke përdorur vetëm Lego të zeza.
“Unë po bëj art. Nuk është një hobi, nuk është një lodër e as nuk jam një dashamirës i Lego-s. Është art”, thotë Nimako.






Ai filloi të bënte skulptura Lego në vitin 2012 dhe karriera e tij arriti kulmin dy vjet më vonë kur mori një grant për të ekspozuar punën e tij në Kanada.
“Fillova të kuptoja se jo vetëm që më pëlqente të bëja art me Lego, por gjithashtu po bëja edhe “art në ngjyrë të zezë”, diçka shumë specifike”.







Nimako përdor Lego të zeza për tre arsye kryesore. E para është teknike; e zeza është një nga ngjyrat më të zakonshme të Legos, kështu që ka shumë pjesë të ndryshme në dispozicion për t’u përdorur.
E dyta është se atij thjesht i pëlqen ngjyra dhe arsyeja më kryesore është se skulpturat që ai pëlqen të bëjë janë në përgjithësi të zeza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




