Media Galeri

Artisti londinez që pikturon në çamçakëzët e hedhur në tokë

I shtrirë në anë të rrugës, artisti Ben Wilson pikturon në një copë çamçakëzi të tharë në rrugë.

Atë që shumica e njerëzve e shmangin ose thjesht nuk e shohin, Wilson e sheh si një mundësi për të kthyer një copë të vogël mbeturinash të hedhura në diçka të bukur. Është gjithashtu një mënyrë për të kënaqur kalimtarët, duke i joshur ata të hedhin një vështrim më të afërt nën këmbë.

“Duke pikturuar diçka kaq të vogël, ata që e shohin më pas zbulojnë një botë të fshehur nën këmbët e tyre”, tha Wilson.

Wilson, i lindur në Londër, u rrit nga prindërit artistë dhe kujton se ka punuar me argjilën që në moshën tre vjeçare, me shfaqjen e tij të parë artistike rreth moshës 10 ose 11 vjeç.

Në fillim ai pikturoi në sipërfaqe të mëdha para se të fokusohej tek mbeturinat, si çamçakëzi të cilin ai e ka pikturuar për 19 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë