Trend

Artistët tani po i kthejnë maskat në marka

Nuk u desh shumë kohë që njerëzit ta pranojnë se maskat tashmë janë pjesë e përditshmërisë tonë. Për këtë arsye të gjithë po mundohen të krijojnë maska të llojeve të ndryshme si një mënyrë për të bërë biznes.
Në valle janë futur dhe artistët ndërkombëtarë, të cilët i kanë dizajnuar ato me printime të lezetshme, verore.
 Yje të tillë si Jennifer Aniston, Lady Gaga, Lizzo dhe më shumë, të gjitha kanë postuar foto të vetes me maska që jo vetëm që mbrojnë veten dhe të tjerët, por edhe përfaqësojne stilin e tyre personal.
Tani ne po shohim një anë tjetër në këtë trend. Artistët janë duke prodhuar maska për ti shitur ndërsa promovojnë gjithashtu këngët e tyre.

Dyqani "Chromatica" i Lady Gaga-s po shet një maskë rozë “Sour Candy” me dhëmbë mbi të. Katy Perry po shet një maskë me mbishkrimin "Smile" që ështe titulli i albumit të saj të ardhshëm. Nicki Minaj, Bad Bunny dhe BTS janë gjithashtu pjese e trendit.


 Disa artistë, ndryshe nga pjesa tjetër, po i  përdorin shitjet e maskave të tyre për bamirësi.
 Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë krijuar një maskë të frymëzuar nga kënga e tyre "Stuck With U" që doli gjatë izolimit dhe të gjitha të ardhurat nga ajo po i dhurohen Fondacionit të Fëmijëve.
The Weeknd gjithashtu ka nxjerrë një maskë "XO" që i dedikohet studios së tij muzikore dhe 100% e të ardhurave shkon për bamirësi.
Nëse instinkti juaj i parë është të bërtisni "Kapitalizëm!" mendoni pse shitja e maskave është një veprim i zgjuar. Së pari, në këtë kohë asgjë nuk po blihet më shumë sesa një maskë dhe nëse e doni një artist, të blesh maskën e tij/saj tregon dashurinë dhe këta artistë e dinë që njerëzit do i blejnë keto maska pikërisht për këtë arsye dhe në fund të fundit, këto maska mund të mbahen si një kujtim i periudhës që të gjithë po kalojmë.
Burimi:Vogue\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë