Cirku francez mbi ujë dhuroi një spektakël për të gjithë qytetarët e mbledhur në liqenin e Tiranës mbrëmjen e së mërkurës. Fous de Bassin dhe Ilotopie vijnë në Tiranë pas shumë shfaqjeve anembanë globit, me cirkun e magjishëm mbi ujë dhe lojërat surreale.
Performanca e artistëve franceze bën që ëndrrat të fluturojnë mbi liqen, në një spektakël krejt ndryshe nga çfarë është parë më parë.
Kjo ngjarje ishte pjesë e aktiviteteve që po realizohen në kuadër të Javës Kulturore Franceze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.