Numrat jo gjithmonë tregojnë një histori të plotë, por në fund të çdo viti, ne jemi gjithmonë kuriozë të shohim se cilat artikuj të modës morën më shumë klikime ose kulmet më të larta në platformat e kërkimeve.
Harrojini sfilatat, çfarë kanë blerë dhe veshur njerëzit në të vërtetë?
Në vitin 2020, një vit i shënuar nga një krizë globale shëndetësore, ajo që na pëlqente dhe blinim nënkuptonte edhe më shumë, në krahasim me atë që ishte trend. Nëse kemi blerë ndonjë gjë të re, ka të ngjarë të jetë e rehatshme ku rrobat e shtëpisë mbeten kategoria më e shitur në treg, ose kemi dërguar një mesazh në lidhje me bindjet tona.
Më poshtë, keni disa nga aksesorët, këpucët, bluzat më të kërkuara të vitit dhe më shumë.

Çanta nga Telfar
Çanta e blerjeve e Telfar Bushwick Birkin, siç u bë e njohur, nuk është e re. Telfar Clemens filloi të bënte çantat vegane siç ai i quan në 2014 dhe ndërsa ato kanë qenë gjithmonë të vështira për t’u blerë, këto çanta arritën majat këtë vit.
Një çantë e hedhur në treg surprizë thuhet se u shit në sekonda dhe dëshira për të blerë një çantë u bë aq i vlefshëm sa vetë çantat.
Kërkesat për këtë çantë morën një hov tjetër kur kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez e veshi atë në Capitol Hill ku sipas motorit global të kërkimit Lyst, kërkimet për Telfarin u rritën me 163% javën mbasi ajo e kishte.
Slogani i Telfarit, “jo për ju – për të gjithë”, shkon dhe me bindjet e vetë AOC.

Jumpsuit nga Marine Serre
Printimet e gjysmëhënës së Marine Serre u bënë të njohura pas debutimit të filmit “Black is King” të Beyonce. Pas kësaj, sipas Lyst, ajo u bë veshja më e popullarizuar e vitit, ku u kërkua më shumë se çdo veshje tjetër për 48 orë pas daljes së filmit.
Ashtu si disa artikuj të tjerë në këtë listë, jumpsuit i Serre nuk është shumë i shtrenjtë. Kushton 255€ dhe duke marrë parasysh se mund ta vishni me çdo gjë dhe në çdo rast, llogarit dhe që e ka veshur Beyonce dhe është kërkuar në të gjithë botën, ky çmim duket asgjë.

Sandalet e Birkenstock
Është e vështirë të kujtojmë kur njerëzit nuk kishin veshur Birkenstock. Gra të njohura si Phoebe Philo, Ashley dhe Mary-Kate Olsen i bënë ato trend në fillim të viteve 2010, por ishte viti 2020 që i bëri këto sandale edhe pse shpesh të cilësuara si të shëmtuara, një gjë të domosdoshme. Lyst i vendosi sandalet me dy rripa në vendin e dytë në listën e saj të 10 artikujve më të kërkuar të vitit.
Akoma, ka shumë të ngjarë të shihni njerëz në rrugë që veshin sandalet me çdo veshje.

Bodysuit i Mugler
Beyoncé, Dua Lipa, Miley Cyrus, Kim Kardashian West. Këto janë vetëm disa nga gratë me ndikim të madh që kanë veshur bodysuitin të Mugler. Drejtoresha krijuese e markës, Casey Cadwallader, i tha Vogue se ai e ka menduar modelin që kur u bashkua me shtëpinë e modës në vitin 2017. Kjo është një veshje që nuk mund të vishet në përditshmëri por popullariteti i saj ka shtyrë shumë femra të ndihen mirë me trupin e tyre dhe të veshin më shumë rroba që nxjerrin në pah format e trupit.

Çizmet e Bottega Veneta
Çizmet më të kërkuara të vitit ishin padyshim cizmet prej gome nga Bottega Veneta. Ato ishin mjaft të pëlqyera në instagram dhe rrjetet e tjera sociale edhe pse në pamje të parë nuk shihen si më të bukurat e mundshme.
Gjithsesi, janë praktike dhe vijnë me shumëllojshmëri ngjyrash që të japin lumturi.
Ato u prezantuan në shkurt dhe morën famën në pandemi. Cilësohen si të vetmet që “nuk pyesin për motin dhe asgjë tjetër”.

Triko si e gjysheve nga JW Anderson
Harry Styles ishte njeriu i vitit, fjalë për fjalë. Lyst e emëroi atë personin e famshëm numër një me më shumë ndikim në modë nga i nënti që ishte në 2019.
Kur ai veshi një triko të bërë me dorë dhe plot ngjyra gjatë një prove të Today Show, trikoja u bë menjëherë virale kudo. Njerëzit filluan të bënin vetë versionet e tyre dhe ti hidhnin në instagram apo Tik tok, me disa video që kanë qindra mijëra shikime. Anderson inkurajoi gjithë njerëzit që e dashuruan trikon duke shpërndarë modelin origjinal në faqen e tij të internetit, duke thënë: “Më pëlqen shumë që ne krijuam diçka që ka marrë një famë të tillë, që ju ka dhënë njerëzve një jetë të re, stil të ri dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme për modën sot; të jetë rreth përfshirjes, jo përjashtimit.”

Air Jordans nga Dior
Të rinj dhe të reja ishin të gatshëm të presin orë të tëra në rradhë për të marrë atletet e famshme nga bashkëpunimi i Dior me Nike.
Veshur nga të ngjashmit si Travis Scott, këto atlete tani po rishiten deri në 6000$. Lyst e cilësoi këtë model të barabartë me suksesin që ka filmi “The Last Dance”.

Maska nga Louis Vuitton
Nëse ka diçka që ka përcaktuar modën këtë vit ajo është maska që të gjithë jemi të detyruar ta vendosim tashmë për shkak të pandemisë.
Maska e Louis Vuitton është një nga artikujt më të kërkuar në Lyst por nuk mund të thuash që nuk është funksionale. Një maskë është bërë aksesori pa të cilin nuk mund të largohemi nga shtëpia dhe ka kuptim që markat luksoze të krijojnë versionet e tyre.

Conversat
Nuk kishin si të mungonin në listë dhe zgjedhja e Kamala Harris, conversat që ajo ka zgjedhur të paraqitet në çdo dalje të saj.
Ato ishin një zgjedhje e përsëritur në një vit ku magjepsja thjesht nuk ishte një përparësi për shumicën e grave. Le të themi që ato kurrë nuk kanë qenë më tërheqëse se tani.

Xhupat e mbushur e North Face
Ka shumë mundësi që do të ketë disa pretendentë për xhupin e vitit, por një ka qenë më i komentuari dhe më i dëshiruari: Xhupi i mbushur që ndryshe quhet si ‘puffer’ nga North Face.
Është vëshur nga të famshëm si Emily Ratajkowski, por përtej popullaritetit, ajo që është për tu vlerësuar është ngrohtësia që ky xhup jep. Është perfekt dhe për ditët më të ftohta.

Bluza prej kashmiri nga Khaite Cardigan
Të gjithë kemi pasur dikur një bluzë me kopsa që e vishnim me një kanatjere por ishte harruar deri në momentin që u bë virale vjeshtën e kaluar kur Katie Holmes e veshi gjatë një shëtitje. Ne shohim imitime kudo dhe për markën ka qenë e vështirë të bindë njerëzit se është orogjinale dhe prej kashmiri duke llogaritur se kushton plot 2000£. Në epokën e WFH dhe qëndrimit brenda, bluza është cilësuar si një domosdoshmëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje