Art dhe Kulture

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta këngëtari Sherif Merdani

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij, të cilët nuk kanë nguruar që t’i thurin lëvdada për gjurmët që la në historinë e muzikës shqiptare.

Sherif Merdani njihej si një prej këngëtarëve më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare.

Pjesëmarrës në dhjetra festivale, Merdani i fali muzikës së lehtë shqiptare disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor” etj.

Karriera e Sherif Merdanit nisi në vitet ‘70, por vrulli u pre në mes nga diktatura komuniste.

Pjesëmarrja e tij në Festivalin e 11-të, ashtu si për artistë të tjerë, rezultoi e pakompromis. Ai u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe kaloi në burg 16 vite të jetës.

E që nga ajo kohë Merdani nuk ishte më vetëm këngëtari që me pasion të thellë i kendoi nënës dhe dashurisë,  por një simbol rezistence ndaj censurës në art.

Pas rënies së regjimit komunist, Sherif Merdani punoi edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Jeta artistike

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Të Pres Në Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nënës”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Në Mbremjen E Vallëzimit (Në Të Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqtë”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibrës”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenës”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurinë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë