Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Shkodër në fshatin Ura e Shtrenjtë pas kontrolleve të ushtruara në një banesë, ku u gjetën dhe u sekuestruan 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator, 25.2 kg kanabis dhe 2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.
Sipas policisë, banesa i përket 29-vjeçarit R.M., të arrestuar më datë 14 shtator 2025. Ndërkohë, në pranga kanë rënë Sami Meaj dhe Selim Myrtja, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të sendeve dhe materialeve të sekuestruara dhe bashkëpunëtorë të R.M.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje