Gazeta Si – Një djalë dhe një vajzë, janë arrestuar këtë të mërkurë me akuzën e posedimit të një arsenali armësh zjarri në dy banesa të ndryshme.
Policia thotë se ka zbuluar një bazë të armëve të sofistikuara në Tiranë dhe ka vënë në pranga K.Gj., 25 vjeç dhe F.K., 22 vjeçe.
Në bulevardin “Gjergj Fishta”, policia ka ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. Gj., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë.
Por gjatë kontrollit të ushtruar në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira nga ky shtetas, u gjetën dhe sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta, 2 armë zjarri automatike, 4 silenciatorë, 7 maska, 2 radio si ato të policisë, një thikë, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dorashka, krehra, dokumente të dyshuara të flasifikuara, targa të huaja dhe 2 automjetet që përdornin shtetasit e arrestuar.



Para 3 javësh, policia zbuloi në Tiranë një depo armësh në garazhin e një pallati pranë Liqenit të Thatë, ku u prangos 27-vjeçari Eno Papa (Beqiri).
Ndërsa në 16 qershor, u zbulua një depo për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit dhe silenciatorëve në një vilë 3-katëshe në Kodër-Mëzez në Tiranë.
Policia arrestoi në flagrancë dy persona, Elvis Bakallin, 30-vjeç banues në Tiranë dhe Dorian Kalon, 45-vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




