Lajme

Arrin në 76 numri i viktimave nga Covid, 74 raste të reja në 24 orët e fundit

2 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Mjekja Marjeta Dervishi bëri me dije se qytetarët ishin përkatësisht 67 dhe 69 vjeç, të dy nga Tirana. Ndërkohë sot janë konfirmuar 74 raste të reja me Covid-19.
Dervishi deklaroi gjithashtu se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

“Aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës,” theksoi Dervishi.
Më tej mjekja përsëriti për qytrtarët se duhet të ruajnë distancën sociale, të vendosim maskë dhe të respektojnë çdo masë të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Dervishi tha se qytetarët që kanë shenja të infektimit të telefonojnë në numrin 127, ndërsa nëse kanë nevojë për të komunikuar me mjekun e familjes të kontaktojnë në numrin 08004040.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë