Rend dhe Ligj

Arrestohet shpërndarësi i kanabisit në Kolonjë

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Policia thotë se është arrestuar në flagrancë 41-vjeçari me inicialet I. B, që rezulton të jetë poseduesi i drogës dhe shpërndarësi i saj.

“Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se shtetasi i mësipërm do ta shpërndante në doza të vogla”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë