Rend dhe Ligj

Arrestohet polici në Tiranë, shiste drogë te Blloku i Sigurisë

Gazeta Si – Një punonjës policie, me detyrë trup shërbimi në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, është arrestuar nga kolegët e tij, pasi do të fuste lëndë narkotike në ambientet e paraburgimit.

Punonjësi Mustafa Lleshi është vënë në pranga nga agjentët e AMP-së, pasi këta të fundit kishin informacione se polici kishte lënë takim për të blerë kokainë, të cilën më pas do ta fuste brenda Bllokut të Sigurisë për ta shitur.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan 0.4 gram kokainë dhe një shumë parash prej 70 euro.

Polici Mustafa Lleshi akuzohet për shpërdorim detyre, prodhim dhe shitje droge si dhe për moskallëzim krimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë