Ka ndodhur

Arrestohet polici i “Shqiponjave” në Sarandë, shpërndante kokainë

Arrestohet punonjësi i forcave “Shqiponja” në Sarandë, pasi shpërndante drogë në ambiente të populluara argëtimi me muzikë në qytetin jugor.

Lajmi bëhet me dije nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili njofton se ka vënë në pranga efektivin 38-vjeçar L. M.

Arrestimi i policit është bërë pas një hetimi disamujor, ndërsa gjatë kontrollit 38-vjeçarit i janë gjetur me vete 11 doza kokainë.
"Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundraligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj", thuhet në njoftim. SHÇBA thotë se nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes rradhëve të strukturave policore, apo jashtë saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë