Policia në Korçë ka arrestuar një pedagog dhe një sekser të dyshuar për korrupsion. Në pranga ka përfunduar pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në Universitetin “Fan Noli”, Alket Dino.
Si pjesë e këtij operacioni është arrestuar dhe Xhevi Dervishi pasi dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit. Sipas policisë, Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët.
Arrestimi i Dinos dhe Dervishit është bërë nga Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK.
Prangosja e tyre është bërë në kushtet e flagrancës pasi janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



