Lajme

Arrestohet një shqiptar në Greqi, ishte në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit

Gazeta Si – Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Greqi, pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Pëllumb Islamit. I riu nga Shqipëria është shoqëruar në rajonin e policisë në Kipseli.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por mësohet se ai është një nga 7 personat, për të cilët ishte lëshuar urdhër-arresti në kuadër të ngjarjes së 21 shkurtit, kur në një lokal të Athinës u ekzekutua Islami.

Nga hetimet është zbuluar se atë natë pati shkëmbim zjarri nga pjesëtarë të një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi, pas debatit me një person që ndodhej në tavolinë me Islamin.

Në kërkim është edhe kreu i grupit kriminal, 34-vjeçari Elis Salaj nga Fieri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë