Lajme

Arrestohet në Tiranë italiani i dënuar për mashtrim

Një shtetas italian është arrestuar përkohësisht dhe pritet që të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Mësohet se ai prej kohësh ka qenë në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit.

Policia bën me dije se ka arrestuar përkohësisht shtetasin italian: M. N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, në 2018-ën e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me iniciativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjëndje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, dy aparate celularë dhe dokumenta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë