Ka ndodhur

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari i dënuar në Shqipëri për kultivim kanabisi

Gazeta Si – Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”.

Lutfi Xeka është dënuar nga Gjykata Krujës me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Xeka në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë kanabis. Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019.  Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë