Ylli i hip-hop-it i nominuar për Grammy, Travis Scott, është arrestuar sot në hotelin luksoz Georges V në Paris pas një incidenti të dhunshëm me një roje sigurie, thanë prokurorët e Parisit.
Policia arrestoi Scott pasi roja i sigurisë u përpoq të ndalonte një sherr mes reperit dhe truprojës së tij, thanë prokurorët, duke shtuar se kishte nisur një hetim penal.
Në qershor, Scott u arrestua për prishje të qetësisë për shkak të dehjes dhe pas një sherri në një jaht në Miami Beach, Florida, tha policia lokale në atë kohë.
Reperi u arrestua nga oficerët në Miami Beach Marina dhe u dërgua në burgun e qarkut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.