Gazeta Si – Një ish-komisar i Gardës së Republikës, Z.M., është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi dyshohet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë.
Në kuadër të këtij aksioni, edhe një personi tjetër me inicialet K.D., i është caktuar masa e sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’.
Sipas SPAK, dyshohet se të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë premtuar një gruaje se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror në këmbim të pagesës prej 20 mijë eurosh.
Ka qenë vetë kjo e fundit e cila ka denoncuar rastin në SPAK. Ndërsa policia po punon për kapjen e K.D., ndaj të cilit ka masë sigurie dhe ende nuk është gjetur.
Paralelisht hetimet vijojnë për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



