Lajme

Arrestohet gjyqtari që kërkoi favore seksuale, burg edhe për psikologen

Arrestohet gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi që u denoncua një natë më parë se kërkonte favore seksuale për dhënien e një vendimi gjyqësor mbi kujdestarinë e një fëmije, prindërit e të cilit janë të divorcuar.

Ai është prangosur nga Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë.

Këto institucione kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 50-vjeçarit.

Arrest me burg është dhënë edhe psikologen pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë