Nga Gazeta Si – Një tjetër person ka rënë në pranga për vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murselit. Policia e Kosovës arrestoi të shtunën Tomë Dodajn i cili dyshohet se u ka mundësuar armën e krimit, Naim Murselit dhe Granit Plavës.
Përmes raportit ditor sot, Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij në listën e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.
Mediat kosovare raportojnë se i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova. Ai dyshohet se u ka shitur armën Naim Murselit dhe dorasit Granit Plava.
Më 29 nëntor Liridona Ademaj u vra derisa po kthehej nga një restorant. Për këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë, përfshirë bashkëshortin e saj që dyshohet të ketë qenë porositësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.