Shkëlqim Milkurti 48 vjeç nga Mati është arrestuar nga forcat e policisë të Burrelit .
Milkurti në gjendje të dehur ka kanosur një grua me inicialet L.B e më pas duke dashur ti rezistojë forcave të rendit ka pësuar aksident duke u përplasur me Mitsubishin e tij me një automjet të tipit Benz. Nga aksidenti rezultojnë vetëm dëme materiale.
48 vjeçari Milkurti është dënuar edhe më parë për plagosje. Materialet pritet ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë ”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.