Lajme

Arrestohet 33-vjeçari shkodran që qarkullonte me armë në Himarë

Një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje, është vënë në pranga nga Policia në Himarë.

Policia bën me dije se kishte marrë disa denoncime se një 33-vjeçar nga qyteti i Shkodrës lëvizte me armë në zonën e plazhit në Himarë dhe menjëherë kanë filluar nga puna për ndalimin e tij.

Në aksionin e kryer nga policia, e asistuar nga FNSH e Fierit, personi me inicialet E.D ka qenë duke udhëtuar me një automjet në afërsi të një karburanti. Në momentin e ndalimit ai ka qenë me një armë zjarri me 8 fishekë të cilën e mbante në brez.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë