Ka ndodhur

Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, shiste doza kanabisi në zonën e Kombinatit

Gazeta Si – Një 31-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi iu sekuestruan disa doza narkotike kanabis gati për shitje.

Policia thotë se shtetasi E.N., banues në kryeqytet shiste lëndë narkotike në doza në zonën e Kombinatit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të  megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në doza, në Kombinat, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale”, – thuhet në njoftimin e policisë. 

Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë