Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar. Ata kanë qenë të dënuar më parë.
Policia thotë se 50-vjeçari A. Sh, është dënuar me 1 vit burg nga Apeli i Durrësit për mashtrim, kurse një 26-vjeçari tjetër i është caktuar masa e arrestit me burg për trafik droge në bashkëpunim.
Ndërkohë në prangat e policisë kanë rënë dhe 6 shoferë që u kapën në gjendje të dehur duke i dhënë mjetit ose pa leje drejtimi.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



