Politike

Arrestimi i McGonigal, Berisha: Moralisht tmerrësisht e rëndë për Ramën, do ngremë komision hetimor  

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi sërish ngjarjen e bujshme të arrestimit të zyrtarit më të lartë të FBI-së në SHBA ku në hetim përmenden edhe emra personash shqiptare dhe takime të padeklaruara me kryeministrin Edi Rama.

Berisha nënvizoi se PD-ja do të kërkojë komision hetimor për rastin në fjalë.  

“...Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Është njëra anë çështja penale me të cilën do merret drejtësia në dy vendet, por ana morale është tmerrësisht e rëndë.

Ka përdorur korrupsionin. Se çfarë tregon ky rast? Ky tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare, tregon se Tirana e Edi Ramës është një qendër botërore e korrupsionit të njerëzve, tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënim. Absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama se ai. Ka kryer akte të tmerrshme, që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner.

Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edi Rama duhet të zbërthehet. Thashë që do ketë komision hetimor parlamentar, do ketë bashkëpunim me SHBA për t’i shkuar gjer në fund kësaj çështje”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë