Gazeta Si – Pas arrestimit të Jurgis Çyrbjes, SPAK ka shpallur në kërkim edhe Altin Hajrin pas përgjimeve të dala nga aplikacioni Sky ECC, që vunë në pranga edhe ish-deputetin socialist.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ish-deputeti ka strehuar në banesë Altin Hajrin kur ishte në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës.
Më herët, Hajri ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar të vitit 2020.
Sipas prokurorisë, që i është referuar pamjeve filmike, Prenga u mor peng dhe dyshohet se u dhnua për vdekje në resortin e Hajrit në Shijak.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se Altin Hajri është i përfshirë në korrupsion në zgjedhje.
ë dielën iu vunë prangat Jurgis Çyrbjes dhe Ahmet Mashës. Ata u arrestuan pas dyshimeve se kanë përdorur Sky ECC dhe kanë bashkëpunuar me një grup kriminal në Durrës.
Jurgis Çyrbja akuzohet për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” .
Vetëm pak ditë më parë Jurgis Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Konkretisht bëhet fjalë për 4 raste të trajtimit të pronave në qytetin e Durrësit, ku ish-deputeti ka mbajtur postin e drejtorit të Hipotekës në vitet 2013-2016.
Këto episode për të cilën ka dyshime se ai ka shpërdoruar detyrën e tij, u zbuluan nga Prokuroria pas denoncimit të deputetit të PD, Edi Paloka, në vitin 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.