Politike

Arrestimi i gjyqtares, Kim: Mbështesim SPAK, disa po përpiqen ta pengojnë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përcolli një mesazh të fortë dhe mbështetës për punën e SPAK, një ditë pas arrestimit të gjyqtares, Mimoza Margjeka.

“Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional.

Disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët, por ka ardhur koha t’u qëndrojnë fort këtyre personave që përpiqen t’i bulizojnë”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim nga Shkodra, ku po zhvillon një vizitë dy ditore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë