Lajme

Arrestimet për Rinasin, Rama: Policia po rrit forcën e saj goditëse

Pas aksionit të policisë ku u ndaluan 4 persona të përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama vlerëson punën e Policisë së Shtetit për aksionin e ndërmarrë. Kreu i qeverisë thotë se pavarësisht se policia herë pas here po sulmohet, po rritet forca e saj goditëse.
“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, shkruan kryeministri Rama në “Twitter”.


F. Beqiraj, A. Bengasi, R. Sula dhe Saimir Çela janë katër personat e ndaluar nga policia, si të dyshuar për përfshirjen e tyre në grabitjen e Rinasit në 9 prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë