Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK, që akuzohen se kanë shkelur barazinë në tenderin e uniformave të policisë së shtetit.
Referuar këtij hetimi, ambasadorja amerikane shkruan se abuzimi me tenderat është vjedhje edhe e qytetarëve amerikanë, që me taksat e tyre sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë.
Postimi i ambasadores amerikane në Twitter:
“Është mirë që shohim më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit.
Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët (përfshirë edhe qytetarët e Sh.B.A. taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë) për të ‘fryrë’ kuletat e vetes ose të ‘miqve’. Është një krim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.