Nga Gazeta ‘Si’- Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shijak, pasi dyshohet se kanosi me hanxhar për ta vrarë një 55-vjeçar, e sulmoi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 39-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkohë Policia në cilësinë e provave materiale, sekuestroi mjetet prerëse, një thikë dhe një hanxhar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje