Rend dhe Ligj

Arratisen 11 emigrantë të paligjshëm nga qendra e pritjes në Durrës! Godina ruhej nga policia, nisin hetimet

Gazeta Si – Njëmbëdhjetë emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e të hënës nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.

Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për t’u larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.

Për ketë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.

Të gjithë këta persona janë te kapur me heret nga autoritetet shqiptare në tentative për të kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Qendra e mbyllur për të huaj, Kareç ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilëve është marrë një masë ndalimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potenciale.

Qendra e mbyllur është një strukturë në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë