Graham Arnold pritet ta vazhdojë punën e tij si trajner i Australisë, përkundër eliminimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Kanë qenë pikërisht futbollistët e Australisë që po duan që Arnold të mbetet në krye të ekipit pas paraqitjeve të mira në turneun e Katarit.
Australia, u eliminua në 1/8 e finales nga Argjentina, ndërsa në katër ndeshje të luajtura në Botëror, regjistroi dy fitore e po aq humbje.
Kapiteni Mat Ryan beson fort se kontrata e Arnold do të vazhdojë. “Mendoj se rezultatet flasin vetë dhe ai është bërë trajneri më i suksesshëm i Australisë me rezultatet që ekipi i ka pasur”, ka thënë portieri Ryan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



