Brukseli njoftoi më 14 nëntor se do të shpenzojë 300 milionë euro për t’iu ndihmuar nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, automjeteve të blinduara dhe municioneve.

Autoblindat finlandeze mund të bartin deri në 12 persona, dhe mund të konfigurohen për “notim” nëpër ujëra të qeta.

Arma franceze, e cila tashmë përdoret në Ukrainë, është më e rëndë sesa ekuivalentët e saj amerikanë dhe rusë që lëshohen nga krahu, por vendosja në trekëmbësh i mundëson periudha të vazhdueshme gatishmërie.
Një sistem i tuillë mund të përdoret nga ekipet e artiljerëve që operojnë në periferitë e kryeqyteteve ukrainase, të cilat kanë për detyrë të rrëzojnë dronët rusë në ardhje.

Kalibri është standard i NATO-s, i përdorur në qindra obusë perëndimorë që i janë dhënë Ukrainës.
Mes një mungese akute prodhimi, secila predhë 155 mm sot kushton rreth 8.400 dollarë.
Besohet se disa prej armëve do t’i jepen drejtpërdrejt Ukrainës, ndwrsa furnizimi me të tjera armë do t’i lirojë rezervat e vjetra të vendeve që ato t’i dërgohen Kievit.

Arma gjermane mund të godasë objektiva ajrore nga një largësi prej 40 kilometrash. Sistemi i mbrojtjes ajrore ka një radar të aftë për të gjurmuar qindra objektiva individuale njëkohësisht. Ai, po ashtu, mund të vërejë objektiva në mënyrë optike, duke e bërë të padukshëm ndaj paralajmëruesve për radarë.
Gjermania është zotuar se do t’ia mundësojë Ukrainës nëntë sisteme IRIS-T deri më 2026.

Zotimi prej 300 milionë eurosh nga Brukseli erdhi në një kohë kritike për Kievin, mes dëshmive në rritje se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë.
Kjo fotografi, e publikuar për herë të parë më herët këtë muaj, tregon, po ashtu, se Pheniani po dërgon armatim për t’i ndihmuar Rusisë me pushtimin tokësor të Ukrainës.
Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, ka thënë se “kjo është hera e parë që ne po përdorim buxhetin e BE-së për t’i mbështetur shtetet anëtare në blerjen e përbashkët të produkteve të mbrojtjes”, duke shtuar se “projektet e caktuara do të rrisin, po ashtu, mbështetjen tonë për Ukrainën, me pajisje shtesë për mbrojtje”./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



