Nga Gazeta ‘SI’ – Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë publike planin e menaxhimit të fondeve 5% dedikuar politikës së mbrojtjes ushtarake dhe civile.
Sipas dokumentit, në Shqipëri do të prodhohen mjete luftarake si dronë, municione të kalibrave të ndryshme, mjete të blinduara si edhe uniform dhe pajisjet personale. Parashikohet që Shqipëria të bëhet dhe prodhuese e anijeve ushtarake.
Ministria thekson se prodhimi i armëve dhe municioneve në Shqipëri do të bëhet me anë të kontraktimit të aktorëve privatë dhe atyre të huaj me qëllim eksportimin drejt vendeve të BE-së apo NATO-s.
Në kuadër të këtij plani, 1.5% e fondit dedikuar Mbrojtjes do të përdoret për rijetësimin e bazave të vjetëra ushtarake në vend apo krijimin e kapaciteteve të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Parashikohet dhe ngritja e një kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Qeveria shqiptare synon të rrisë bashkëpunimin me Kosovën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



