Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe ka sekuestruar 1 armë zjarri automatike me 1 krehër dhe 10 fishekë.
Policia thotë se është vënë në pranga poseduesi i tyre. Gjithashtu u arrestua dhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Bëhet fjalë për shtetasin A. B, 24 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” për të cilën parashikohet dënimi nga 5 deri në 7 vjet.
Ndërkohë shtetasi i shpallur në kërkim është E. B, 19 vjeç, banues në Boçovë, Fier.
Siç njofton policia, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




